Bella Boo është një qenushe që arrin të mbajë shumë ushqime mbi hundën e saj pa u tunduar t’i hajë ato duke treguar një vetëkontroll të admirueshëm ndërkohë që pozon për aparatin fotografik.

14-vjeçarja Victoria Lyons e ka stërvitur qenushen e saj që kur e mori të vogël dhe tashmë ajo mund të bëjë rreth 250 truke të ndryshme.

Victoria i filmon performancat e Bella Boo dhe i poston rregullisht në Youtube.

“E kam stërvitur që kur ishte 4 muajshe. Mësonte shpejt dhe nisa t’i mësoja disa truke më të vështira kur u bë 8 muajshe”, shpjegon Victoria.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel