Të  drejtat e fëmijëve, Meta: Grup monitorues

18/11/2014 00:00

Ilir Meta ka njoftuar sot ngritjen e grupit të deputetëve që do të
merren me çështjen e të drejtave të fëmijëve. Grupi në fjalë ka si
qëllim të garantojë institucionet që të mbajnë përgjegjësi për
respektimin e të drejtave të minorenëve.

Meta e ka prezantuar rezolutën në Kuvend përpara fëmijëve, në kuadër të 25-vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, duke u zotuar se respektimi i të drejtave të tyre është një kusht themelor.

“Një vit më parë ne votuam në mënyrë unanime rezolutën për të drejtat e fëmijëve. Në rezolutë është vënë theksi në ndërgjegjësimin e shoqërisë civile mbi të drejtat e tyre. Pas kësaj u formua grupi i deputetëve, të cilët janë ekspertë në këtë fushë. Ata do të analizojnë situatën e fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.Kujdesi për brezat e ardhshëm është investimi më fisnik për vendin, duke garantuar një të ardhme të sigurt”, e mbylli fjalën Meta.

Top Channel