PD, oponencë buxhetit nga selia: Qeveria ka braktisur rrugët

17/11/2014 00:00

Opozita e ka bërë oponencën e buxhetit nga selia e saj, ku deputetët e
Komisionit të Ekonomisë diskutuan mbi draftin që ishte paralelisht në
diskutim në Parlament.

“Qytetaret do te paguajne me shume dhe nuk do të marrin asgjë”, tha deputeti Sherefedin Shehu.

Nga Komisioni paralel ne PD, demokratet kane analizuar vetem zerin e investimeve publike. Perkunder sugjerimeve te FMN-se per me shume para per infrastukturen si nxitese e rritjes ekonomike, Qeveria i ka ulur shpenzimet per rruget me 3 miliardë leke, qe eshte nje vlere nen mesatareve e kater viteve te fundit, deklaroi PD.

“Qeveria, jo vetëm që i hoqi nga lista projektet që kanë rëndësi kryesore në zhvillimin ekonomik të vendit, por problemi është që i zëvendësoi ato me investime të karakterit kozmetik, gjelbërimin e rrugës drejt aeroportit. Ka një zhvillim të madh i këtij katakreti, që është gjelbërimi i rrugës nga Plepat e deri në Vlorë”, tha Shehu.

Ish-ministri i Financave deklaroi se jane harruar projektet madhore infrastrukturore.

“Rruga Tiranë-Elbasan, që duhet të ishte përfunduar që vitin e kaluar vijon të mbetet e hapur dhe pa investim konkret edhe pse fondet janë kontraktuar nga Banka e Zhvillimit. Rruga e Arbrit është tërësisht i bllokuar, segmenti i jugut është tërësisht i braktisur. Për të mos folur për të gjitha projektet e tjera lokale”, tha Bode.

Ridvan Bode, tha se perkunder rritjes ne buxhetit, ka rene mbeshtetja financiare per pushtetin vendor me 14 %. E vetmja shifer e rritur deklaroi Bode eshte ajo per shpenzimet qeveritare.

“Rreth 150 milionë dollarë në vit harxhohet më shumë për administratën dhe qeverinë qendrore”, tha Bode.

Demokratet thane se kundeshtojne me force menyren sesi eshte shperndare buxheti i vitit te ardhshem, ku megjithese qytetaret dhe bizneset sipas tyre do te kene nje barre me te rende taksash, do te perfitojne shume here me pak.

Top Channel