Brovina: Liderët të arrijnë marrëveshjen

15/11/2014 00:00

Mosvazhdimi i seancës së Kuvendit ka irrituar edhe Flora Brovinën,
kryesuesen e Kuvendit, njëherësh deputeten më të vjetër të Prlamentit të
Kosovës.

Brovina në një prononcim për gazetën  “Zëri” ka përsëritur se pa marrëveshje të liderëve të partive, duke përfshirë këtu edhe shefin e saj, Hashim Thaçin, nuk do të ketë seancë.

“Është tepruar që nuk po vazhdon seanca. Nuk ndihem mirë që nuk kam mundësi ta thërras. Po shihet atmosfera e liderëve që nuk po merren vesh mes njëro-tjetrit dhe pa një marrëveshje mes tyre nuk po ka zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ndërsa, deklarata e ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobsson për thirrje sa më shpejt të vazhdimit të seancës konstituive, për Brovinën, është apel i pranueshëm.

Por, kryesuesja e Kuvendit shpreson që javën e ardhshme do të ketë lëvizje të mira.

“Besoj që javën e ardhshme do të qetësohet kjo atmosferë e këtyre debateve të stërzgjatura”, ka thënë në fund Brovina.

Top Channel