Kundër HEC-it në Lëngaricë

13/11/2014 00:00

Dhjetëra ambientalistë dhe qytetarë të ardhur nga Permeti kanë protestuar
ndaj vendimit për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Lengaricës në
Përmet.

Ambientalistet paralajmërojnë se ndërtimi i ketij hidorcentrali rrezikon shterrimin e lumit dhe shkaterrimin e kanioneve.

“Një lumë që ndodhet në Përmet dhe do të devijohet në 13 kilometra dhe nuk do t’i lihet asnjë pikë uji. Kemi sjellë disa dokumente për të treguar gjithçka ka ndodhur në lidhje me skandalin e Lëngaricës. Lëngarica kalon në një Park Kombëtar dhe me ligj nuk lejohet asnjë lloj punimi, refuzohet leja e HEC-it sepse zhduket kanionin i Lengaricës, zhduken banjat e Bënjës”, tha Kond Ilia, koordinator i Qendrës për drejtësi dhe solidaritet.

“Shqipëria edhe me ndryshimet klimaterike që po ndodhin pas 2-3 vjetësh do të gdhihet pa ujë në lumenjtë shqiptarë”, tha ambientalisti, Sazan Guri.

Qytetaret dhe ambintaliste te shoqerise civile paralajmerojne nje proteste ne breg te lumit Lengaricë ne 22 nentor per te mos lejuar vazhdimine punimeve per ndertimin e hidrocentralit.

Top Channel