Protesta e Gjeologjisë, Rama: Ka një projekt të ri për Fakultetin

12/11/2014 00:00

Protesta e studentëve dhe e pedagogeve të Fakultetit Gjeologji-Minierave
është zhvendosur para Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar anulimin e
vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas se cilit godina ku ata
studiojne kalon nen administrimin e Gjykates se Larte, si dhe rritjen e
investimeve nga Qeveria për kerkimin shkencor.

Vetem pak minuta pas fillimit te protestes se studenteve, Kryeministri Edi Rama ka zbritur nga zyra e tij, per te sqaruar nga afer studentetet lidhur me kete vendim.

“Në godinën ekzistuese, në territorin ekzistues ka gjithë mundësitë që të akomodohet edhe fakulteti. Dhe akomodimi i fakultetit do të bëhet mbi bazën e një projekti të ri, që do të thotë që askush nuk ju ka thënë ‘ikni ju tani shkoni ku të doni’, pa patur përpara projektin dhe mjediset e garantuara që mësimi të vazhdojë normalisht”, tha Rama.

“Ne nuk na është dhënë asbolutisht asnjë alternativë se çfarë do të ndodhë me ne. Vjen vetëm një shkresë nga ministrja, e cila thotë do ua plotësojmë ne kushtet. Absolutisht asnjë gjë tjetër. Deklarata e Kryeministrit ishte e tillë, që ju nuk do të zhvendoseni nga godina, derisa t’ju sistemojmë diku tjetër. Ne pa na thënë se ku do të sistemohemi, me c’kushte dhe mbi të gjitha pa u anuluar vendimi i Këshillit të Ministrave që na hedh në rrugë, ne do të vazhdojmë protestën. Ky është qëndrimi i pedagogëve”, thotë Redi Muçi, pedagog.

Studentet jane shprehur te vendosur ne vijimin e protestave. Ne nje peticion ku kane firmosur mijëra studente ata kerkojne shfuqizimin e ketij vendimi, i cili sipas tyre demton fakultetin, por edhe cilesine e mesimdhenies.

Top Channel