PD: Buxheti parashikon vetëm rritje taksash

05/11/2014 00:00

Partia Demokratike thote se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është një projeksion i varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode nuk beri nje analize te detajuar, per shkak siç vuri ne dukje ai, drafti eshte publikuar pasditen e se martes.  

Por, ne nje veshtrim te pergithshem, sipas opozites buxheti i ri rrit taksat dhe nuk parashikon rritjen e te ardhurave per qytetaret.

“Parashikimi për rritjen e pagave është zero. U bënë dy vjet rresht që pagat nuk po rriten. Për 600 mijë pensionistë, përllogaritet një rritje që shkon 12 milionë dollarë, që është pothuajse 2 dollarë rritje në muaj. Nga ana tjetër dinamika e rritjes së cmimeve është jashtëzakonisht e madhe. Gjithë paketa e re fiskale që ka ardhur është një paketë që rëndon konsumatorin, qytetarin”, tha Bode.

Keto komente ish-ministri i Financave i beri gjate mbledhjes se perbashket te deputeteve te opozites, anetare te tre komisioneve te ndryshme parlamentare, te cilet u shprehen kunder projektligjit te minatoreve. Sipas tyre nga propozimi i Qeverise per uljen me 5 vjet te moshes se pensionit, perfitojne vetem 150 minatore, ndersa pjesa tjeter duhet ta blejne me shtrenjte se tani daljen ne pesnion.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë status, që i është dhënë minatorëve, aspak. Përkundrazi, janë shitur nga Qeveria 5 vite pune kundrejt një pagese 5 për qind për cdo muaj mbi pagat e gjithë sektorit”, tha Bode.

Top Channel