Thaçi mbledh kryesinë e PDK-së

03/11/2014 00:00

Vetëm pak orë pasi Blloku paszgjedhor mbajti takimin ku rikonfirmoi unitetin e tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i saj, Hashim Thaçi ka thënë pas mbledhjes me anëtarët e kryesisë se ndërmjet partive duhet të ketë dialog në mënyrë që të themelohen sa më shpejt institucionet.

Thaçi ka thënë se PDK do të veprojë me hapa kushtetues për ta nxjerrë vendin nga kriza. Sipas kryeministrit në detyrë, adresa e vetme e përballjes dhe zgjidhjes së ngërçit është takimi i përbashkët tek presidentja.

“Mesazhet tona kanë qenë të vazhdueshme për t’u ulur për të diskutuar, për të komunikuar si e vetmja mundësi, sepse nuk ka tejkalim të ngërçit pa pjesëmarrjen e qëndrueshme dhe efikase të PDK-së si parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka deklaruar Thaçi.

Top Channel