Aksioni për energjinë, 9 të arrestuar në Tiranë

01/11/2014 00:00

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Tiranës dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, në një komunikim me mediat kanë publikuar rezultatet e aksionit kundër lidhjeve të paligjshme për ditën e shtunë.

Duke marrë fjalën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Florion Serjani ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në kryeqytet janë arrestuar 9 persona.

“Ndërkohë, janë dhënë 17 masa arresti për vjedhje të energjisë, ndërsa 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë”, ka saktësuar Serjani.

Ndërkohë, zyrtarët e tjerë kanë falenderuar atë pjesë të qytetarëve që kanë bashkëpunuar me uniformat blu gjatë aksionit në kryeqytet.

Top Channel