Haradinaj, strukturat e AAK rikonfirmojnë mbështetjen

31/10/2014 00:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë mbështetjen e plotë të Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie për të vazhduar angazhimet e tij dhe të koalicionit për të ndërtuar institucionet e Kosovës, konform marrëveshjes së lidhur me LDK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen.

Këtë mbështetje nga strukturat e partisë, Haradinaj e mori pas një takimi që pati këtë të premte me forumin e zgjeruar të AAK-së, me anëtarët e të cilit diskutoi për zhvillimet aktuale, situatën politike dhe ndërtimin e institucioneve të vendit. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media dërguar nga ky subjekt.

“Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në angazhimet e tij, bashkë me koalicionin e shumicës parlamentare, për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit, konform marrëveshjes së partnerëve të koalicionit”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

Top Channel