FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook
është shprehur se politika energjetike e Qeverisë do të ndalojë
grabitjen e pasurisë tonë kombëtare dhe do ta rilindë kete sektor
strategjik të ekonomisë, duke e shndërruar atë në një burim fitimi për
Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kjo, sipas Ramës do të marrë një kohë prej 5-vjetësh, ndërsa premtoi se pensionistët, familjet në nevojë e personat me aftësi të kufizuara të mos preken nga heqja e fashës 300 KW.
“Rritje pensioni për pensionistët kryefamiljarë dhe rritje page për ndihmën ekonomike e për aftësinë e kufizuar që 200 mijë familje në nevojë të mos preken nga heqja e fashës 300 KW, por edhe që asnjë hajdut i energjisë të mos fshihet më pas kësaj fashe si deri më sot.Çmimi nuk do të rritet, por secili do të paguajë atë që i takon e kush paguan nuk do të jetë më i detyruar të paguajë edhe për ata që vjedhin, sic ka ndodhur zi e më zi për 20 vjet më radhë.Politika jonë e re e energjetike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare dhe do ta rilindë këtë sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë, duke e kthyer brenda 5 vjetësh nga një gropë të zezë humbjesh kolosale në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar.Nga një vend i varfëruar dhe i turpëruar prej vjedhjes së vetvetes do të bëhemi një vend normal dhe i rritur fort ekonomikisht falë vënies në shërbim të interesave të Atdheut dhe të popullit të kësaj pasurie të paçmuar”, tha Rama.
Top Channel