Jahjaga anulon vizitën në Beograd

30/10/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka refuzuar ftesën për vizitë në Serbi. Top Channel ka mësuar nga burime brenda Presidencës se Jahjaga të enjten ka njoftuar organizatorët se nuk mund të vizitojë Beogradin të shtunën më 1 nëntor.

Presidentja kosovare ishte ftuar nga Komisioni Tripalesh i Komisionit Evropian për të marrë pjesë në konferencën rajonale që do të mbahet në kryeqytetin serb nga 31 tetori deri më 2 nëntor.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministra dhe presidentë të vendeve të rajonit. Ende nuk dihen arsyet që Jahjaga u ka dhënë organizatorëve të takimit për refuzimin që ajo i ka bërë kësaj ftese.

Top Channel