Julia Roberts: Preferoj të plakem, ‘Jo’ kirurgjisë estetike

27/10/2014 00:00

Kirurgji estetike? Nuk ia vlen. Për Julia Roberts, e cila feston 47-vjetorin ditën e martë, idea e operacioneve plastike nuk duhet marrë kurrë në konsideratë, e jo më të bëhet realitet. Madje kjo, edhe nëse këtë ta kërkon kinematografia.

“Kam rrezikuar shumë për karrierën time kur, sapo kisha mbushur 40 vjeç, nuk iu nënshtrova ndërhyrjeve kirurgjikale siç kërkonte Hollivudi, apo siç kanë bërë pjesa më e madhe e aktoreve deri më sot”, kështu është shprehur aktorja në një intervistë për “You Magazine”, duke shtuar më pas se “dua të jem një model i gruas që sa vjen e plaket”.

Mund të duket normale që Roberts të fjalë kështu, sepse e ka të lehtë që nga momenti kur natyra i ka bërë homazh një pamje tepër elegante dhe shumë simpatike, sa që të mos e ketë të nevojshme të bëjë ndonjë ndryshim. Por, të tjera yje të bukura si puna e saj kanë vendosur t’u nënshtrohen kirurgjive plastike, shpimeve apo tërheqjeve, duke fshirë bukurinë naturale pas të cilës ishin dashuruar miliona fansa.

Problemi është, sipas Julia Roberts, te pasja e personalitetit dhe forcës për t’u rezistuar presioneve të industrisë së Hollivudit. “Sipas standardeve të vendosura nga Hollivud, një aktore del jashtë mode maksimumi në moshën 40-vjeçare, ndaj dhe duhet të bëjë një lifting”.

Por, Roberts ka preferuar të rrezikojë dhe të vazhdojë me seancat e Jogës dhe metodave të tjera naturale. “U kam thënë atyre se dua të jem një model gruaje që vjen e plaket. Kështu që do t’u duhet të më mbajnë të paktën edhe 5 vjet, deri në moshën 50-vjeçare”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel