“Solo Exhibition” nga Jorgji Gjikopulli

26/10/2014 00:00

“Solo Exhibition” është ekspozita me punimet e artistit Jorgji Gjikopulli, e çelur pranë Galerisë “Zeta” në Tiranë.

Kuadrot janë realizuar gjatë një periudhe 5-vjeçare dhe janë kryesisht natyra të qeta dhe peisazhe nga riviera, më së shumti Dhërmiu.

“Kam edhe peisazhe të tjera. Cdo peisazh është pikënisje për mua. Më vër përpara një natyrë të qetë me ngjyra të ndryshme dhe unë zhvilloj pikturën me teknikën time në mënyrë që të ketë një moment, një situatë piktorike… Kaq më intereson”, shprehet piktori.

Jorgji Gjikopulli ka dhënë kontribut edhe në brezat e rinj të piktorëve, me një eksperiencë 25-vjeçare si profesor pranë ish-Akademisë së Arteve.

Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur deri në fund të tetorit.

Top Channel