“Nata vjeneze” në Tiranë

26/10/2014 00:00

Art dhe bamirësi në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Mbrëmjen e së shtunes është zhvilluar shfaqja “Nata Vjeneze” me pjesë koreografike të interpretuara nga balerini Eno Peçi, trupa e teatrit vendas dhe dy balerina nga Teatri i Operas së Vjenës.

Programi përmbajti pjesë muzikore nga kompozitorë të njohur si Mozart, Beethoven dhe Strauss.

Të ardhurat e mbledhura nga biletat e shitura të shfaqjes do të shkojnë për fëmijët e fshatit SOS.

Top Channel