FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Partia Demokratike kundërshtoi politikën fiskale të Qeverisë, sipas saj
me taksa dhe tarifa më të larta, të cilën e cilësoi si shkatërruese për
ekonominë e familjeve shqiptare.
Sipas opozites, pas rritjes se çmimit të energjise elektrike dhe heqjes se fashes mbrojtese prej 300 kilovatesh, nje tjeter takse qe pritet te pesoje rritje eshte ajo e qarkullimit. Deputeti demokrat Florion Mima, ekspert per politikat fiskale, llogariti sesa do te kushtoje rritja e takses se qarkullimit pas 1 janarit.
“Ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milionë dollarë në vit, të cilat Qeveria i merr direkt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, por shuma që u merret atyre indirekt është disa herë më e madhe se e mësipërmja, duke rënduar në kostot e mallrave e shërbimeve që e kanë transportin element përbërës të tyre”, thotë Mima.
Florion Mima, nje perkrahes i taksimit te sheshte, thote se pas çmontimit te sistemit me te thjeshte tatimor qe vendi ka patur ndonjehere, Qeveria rezultoi e paafte te vjele taksat dhe tatimet ne sistemin e ri progresiv dhe po gjen si rrugen me te thjeshte ngritjen e taksave per qytetareve
“Partia Demokratike i thotë Qeverisë me zë të lartë: ‘Mos e bëj këtë rritje të rrezikshme të çmimit të karburanteve, analizoje me kujdes situatën në të cilën ndodhet vendi, analizo përvojat e vendeve evropiane dhe do ta shohësh që nuk ke nevojë të rrisësh taksën e qarkullimit, pasi aq para mund t’i gjesh, fjala vjen, tek mirëadministrimi i akcizave, ku evazioni është ulerites, megjithë makiazhin qeveritar me uljen e planit'” tha Mima.
Top Channel