Ahmetaj fton bizneset italiane

21/10/2014 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ftoi sipërmarrësit italianë që të investojne në Shqipëri.

Në ditën e dytë të takimi Shqiperi-Itali partneritet për Europen, ministri ahmetaj tha se qeveria po mbeshtet një model të ri ekonomik, që bazohet te bujqesia,turizmi dhe manifaktura.

“Ajo që ne duam është një rritje ekonomike e qëndrueshme, një rritje ekonomike që buron nga ringritja dhe rivitalizimi i sektorëve potencialë të ekonomisë, si bujqësia, manifaktura, turizmi, tregtia, shërbimet, pse jo industria mekanike, energjia apo të tjera. Fokusi ynë është rritja e eksporteve dhe thithja e investimeve të huaja direkte”, tha Ahmetaj.

Ministri tha se Shqipëria ofron një sërë avantazhesh por edhe sektorësh me potencial të lartë rritje, për investitorët e huaj.

“Sfida e Shqipërisë, sfida e rajonit është që të zhvillojë një infrastrukturë fizike apo teknologjike, e cila ta bëjë tregun shqiptar, i cili është një treg i vogël me 2-3 milionë konsumatorë, ta bëjë pjesë integrale të një tregu shumë të madh, ku ne të arrijmë të shfrytëzojmë avantazhet tona konkurruese dhe pozicionin tonë gjeografik”, tha Ahmetaj.

Italia është vendi i trete me investimet me te medha ne Shqiperi, pas Greqisë dhe Kanadasë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, stoku i investime italiane në në ekonominë shqiptare llogaritej në 503 milionë euro.

Top Channel