Imamët, gjykata rikonfirmon vendimin

17/10/2014 00:00

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rikonfirmuar të premten vendimin e një muaji më parë për shumicën e imamëve të arrestuar.

Sipas informacioneve të fundit, gjykata ka konfirmuar paraburgimin për 1 muaj për të pandehurit Bedri Robaj, Fund Ramiqi, Mazllam Mazllami, Eroll Mesini, Leonard Ruli, Sabahudin Selimi dhe Trim Ademi.

Ndërsa për të pandehurit e tjerë Idriz Bilibani, Alban Malësiu dhe Dardan Gjuka e njëjta trupë gjykuese ka pohuar arrestin shtëpiak.

Vendimi i kësaj të premteje i gjykatës për paraburgimin njëmujor për personat e sipërpërmendur vlen për periudhën nga data 17 shtator deri më 17 tetor 2014.

Si rrjedhojë, Gjykata Themelore duhet të vendosë gjatë ditës nëse do t’ua vazhdojë paraburgimin të dyshuarve të mbajtur deri tani, apo do t’u shqiptojë masë tjetër.

Bajram Musa, avokat i të arrestuarit Fuad Ramiqi, ka thënë për Top Channel se asnjë vërejtje e dhënë nga Gjykata e Apelit nuk është marrë parasysh nga Gjykata Themelore kur kjo e fundit ka marrë vendim për imamët e arrestuar.

Ai ka thënë se deri tani nuk ka marrë asnjë njoftim nga Prokuroria Speciale nëse kanë kërkuar apo jo vazhdimin e paraburgimit. Sipas Musës, Gjykata Themelore duhet të vendosë të premten gjatë ditës për masën e re ndaj të dyshuarve të mbetur në paraburgim.

Top Channel