Thaçi: Tifozët serbë, veprime barbare

15/10/2014 00:00

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar lojtarët e kombëtares
shqiptare për lojën e treguar të martën në mbrëmje në Beograd ndaj
përfaqësueses së Serbisë.

Thaçi i ka vlerësuar si barbare veprimet e tifozëve serbë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

“Të gjithë e kemi përcjellë me emocione ndeshjen e ndjeshme. I përshëndes gjithë sportdashësit. I përshëndes gjithë lojtarët e kombëtares për lojën e tyre të mrekullueshme të treguar. Natyrisht se ka qenë për keqardhje ai veprim  barbarë që ndodhi”, u shpreh Thaçi.

Keto komente kryeministri i Kosoves i bëri kur u pyet mbi qëndrimin e tij për ngjarjet në Beograd, teksa dilte nga takimi i rradhës me presidenten Jahjaga.

Top Channel