FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Komisioni Europian konfirmon se do të bashkëfinancojë me 12 milionë euro
për fazën e parë të projektit për vijën bregdetare të Vlorës.
Zëdhënësi Peter Stano shpjegoi për Top Channel se ‘ky financim është pjesë e programit të qeverisë shqiptare për rrugët rurale, ku Komisioni Europian bashkëfinancon prej disa vitesh segmente të ndryshme të rrugëve të përzgjedhura.”
Sipas tij, Fondi është pjesë e Instrumentit të Para-Anëtarësimit për vitin 2013 dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe përkrah zhvillimin ekonomik.
Burime pranë Komisionit rrëfejnë se “kërkesa për projektin e Ujit të Ftohtë u miratua pasi plotësohen kriteret sipas analizës mbi matjen e trafikut, popullsisë, rëndësisë së tij për qarkun e Vlorës, dhe përbën një prioritet për qeverinë shqipëtare”, siç konfirmoi në Twitter kryeministri Rama.
Faza e parë e projektit ka një kosto prej 15 milionë euro në tërësi dhe përfshin ndërtimin e rrugës dhe shëtitores nga Skela deri në Tunelin e Vlorës. Mësohet se fondi IPA për komponentin e rrugëve do të plotësojë dy projekte të mëdha të financuara nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. 11,3 milionë euro parashikohen për ndërtimin ose rehabilitimin e rrugëve dytësore të përzgjedhura, ndërsa pjesa tjetër prej 700 mijë euro do të mbulojë shërbimet e mbikëqyrjes.
Programi IPA 2013 për Shqipërinë përfshin 22 milionë euro gjithsej në këtë projekt, ku 12 milionë euro parashikohen për përmirësimin e rrugëve, ndërsa 10 milionë euro pritet të investohen në sistemet e furnizimit me ujë.
Pergatiti ARTA TOZAJ
Top Channel