FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Teksa kriza ekonomike ka goditur shumicën dërrmuese të qytetarëve në
mbarë planetin, një raport i fundit nga kompania e mirënjohur
ndërkombëtare në fushën e financave “Credit Suisse” ka nxehur edhe më
shumë debatin mbi pabarazinë.
Raporti i publikuar këtë të martë jep shifra tronditëse, mbi përqëndrimin e mirëqënies, të pashënuara ndonjëherë më parë. Sipas tij, aktualisht vetëm 1 për qindëshi më i pasur i popullsisë së botës, zotëron mbi 48 për qind të gjithë pasurisë globale.
Raporti paralajmëron se pabarazia në këto nivele rekorde dhe përqëndrimi i gjithë mirëqënies në grushtin e pak familjeve po bëhet një pengesë për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe rrezikon ta zhysë atë në recesion të thellë.
Sipas tij, gjysma e popullsisë botërore e marrë së bashku zotëron vetëm 1 për qind të gjithë mirëqënies materiale. Kohët e fundit shumë studime kanë treguar se pabarazia është rritur me ritme të shpejta tre dekadat e fundit, e vecanërisht gjatë krizës ekonomike. Por të dhënat e “Credit Suisse” tregojnë se hendeku ka arritur në një pikë kritike dhe vazhdon të rritet me ritme të shpejta.
Top Channel