Ligji i barnave pa akte nënligjore

13/10/2014 00:00

Mungesa e akteve nënligjore në Ligjin e ri të Barnave,  miratuar pak kohë më parë, ka krijuar ngërç në tregun farmaceutik.

Kreu i Shoqates se Perfaqesive Farmaceutike, Roland Xhafaj deklaroi në Forumin e Biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise  dhe Keshilli Kombetar Ekonomik se Ligji i ri i Barnave po funksionon sipas rregullores se vjeter.

“Problemet më të mëdha që kemi hasur deri tani, janë kryesisht probleme për marrjen e të drejtës së tregtimit, kryesisht procesi i regjistrimit, riregjistrimit. Nuk ka më ankesa për vonesat në regjistrim.Po pse nuk ndodhin këto më? Tani filtri është vënë në fillim, zoti ministër dhe ndaj nuk ka më ankesa për vonesa. Tani filtri është në fillim dhe nuk aplikojmë dot. Shqetësimi kryesor ështe se kur do të dalin aktet nënligjore, në mënyrë që ligji i ri të bëhet efektiv për një mjedis pozitiv biznesi”, tha Xhafaj.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u kujtoi kompanive çmimin e larte te ilaçeve, duke sjelle konkretisht cmimin e vaksines qe sipas tij shitete 1.5 here me shume ne Shqiperi se ne vende te tjera. Beqja tha se kur rritet çmimi i barnave jashte menjehre komapnite e reflektojne  ndersa kur behet fjale per ulje te çmimit kjo nuk ndodh prej tyre.

“Vërtetë ne kemi një ligj të ri, por shqiptarët nuk kanë pse i blejnë barnat më shtrenjtë se në vendet fqinje apo më shtrenjtë se në vendet e origjinës. 6-mujori i dytë i këtij viti do të ketë volum më të madh importi të barnave. Ne çmojmë që tregu i barnave do të jetë 110 milionë euro. Me zbritjen 15.4 do të thotë që vlera si zbritje, në gjykimin tonë, që mbetet tek hallkat e ndryshme të zinxhirit të tregtimit do të jetë 17 milionë euro apo 22 milionë dollarë. Nëse shtëpitë farmaceutike i kanë këto zbritje, ejani që në 1 nëntor të fillojmë procesin e ri të rinegocimit”, tha Beqja.

Ministri i Shendetesise ftoi kompanite farmaceutike te jene pjese e pergatitjes se akteve nenligjore, te cilat pritet te rregullojne tregun ne te ardhmen.

Ne kete takim u diskutuan dhe shqetësime qe lidhen me ceshtje teknike te regjistrimit te barnave apo pengesa të ndryshme që hasen në Agjencinë Kombëtare të Barnave, per te cilat ministri i Shendetesise premtoi bashkepunim deri ne plotesimin e ligjit me akte nenligjore,te cilat jane detyrim ligjor te permbushet brenda muajit mars.

Top Channel