Çmimi i ri për energjinë elektrike

11/10/2014 00:00

Nga Washingtoni, ku ndodhet për bisedimet e përvitshme me Fondin Monetar
Ndërkombëtar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka deklaruar se fasha
e mbrojtur prej 300 kilovat në çmimin e energjisë elektrike do të
hiqet.

Ministri ka bërë të ditur se çmimi i ri do të jetë i njëhsuar, ndryshe nga skema aktuale, ku për konsumin deri në 300 kilovat familjarët paguajnë 7.7 lekë për kilovat orë dhe mbi këtë nivel tarifa shkon në 13.5 lekë.
Ndonëse nuk ka bërë të ditur me saktësi se cili do të jetë çmimi i ri, kreu i Financave ka paralajmëruar se bëhet fjalë për një nivel mesatar midis dy tarifave aktuale prej 7.7 dhe 13.5 lekë. Ministri tha se qëllimi i kësaj mase nuk është rritja e çmimit, por ulja e humbjeve, pasi tarifimi me një çmim të vetëm ul abuzimet në rrjet.

Por kalimi me tarifë të njësuar praktikisht e rrit çmimin e energjisë për shumicën e familjeve shqiptare, duke i detyruar ata të paguajnë një faturë më të lartë për energjinë. Kreu i Financave thotë se Qeveria po shikon mundësinë se si do të kompensojë shtresat e varfëra.

Vendimi për çmimin e energjisë pritet të merret në dhjetor nga Enti Rregullator i Energjise, i cili deri tani edhe pse ka patur insistim nga mediat nuk eshte prononcuar per kete çeshtje. Por deklarate e befte nga kreu i Financave  nga Washingtoni edhe pse ishte disi e paralajmeruar edhe nga anterate te tjere te kabineti qveritar, konfirmon perfundimisht se qyetaret vitin e ardhshëm do te duhet te paguajnë një çmim të ri për energjinë elektrike.

Top Channel