Meucci, shefi i ri i EULEX

10/10/2014 00:00

Diplomati italian, Gabriele Meucci, është shefi i ri misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Ai pritet të zëvendësojë në 15 Tetor gjermanin Bernard Borchardt, i cili u emërua në këtë post në Shkurt të vitit të kaluar. Kreu i ri i misionit merr detyrën në momentin e rikonfigurimit të misionit që u krijua nga Brukseli me synimin për të ndihmuar autoritetet kosovare, veçanërisht në fushat e doganave, gjyqësorit dhe policisë.

Gabriele Meucci ka qënë konsull i Italisë në Tiranë në vitet 2001-2003, pak kohë më pas, ai shërbeu si ambasador në Mal të Zi, dhe mban titullin ‘ministër fuqiplotë’ në Ministrinë e Jashtme Italiane. Meucci flet rrjedhshëm në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe serbisht. Mandati i tij parashikohet të përfundojë në Qershor 2015.

Top Channel