Jahjaga takon krerët e drejtësisë e sigurisë

09/10/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi të enjten kryeministrin Hashim Thaçi dhe shefat e sigurisë dhe drejtësisë.

Në një komunikatë për shtyp nga presidenca njoftohet se takimi kishte për qëllim bashkërendimin e veprimeve te institucioneve të vendit në ruajtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Në takimin e përbashkët, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së,  Bashkim Smakaj, ushtruesi i detyres së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale,Sevdije Morina, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, Kryetari i Gjykatës së Apelit,Salih Mekaj dhe Drejtori i Njësitit AntiTerror në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli, u diskutua për veprimet ndërinstitucionale të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe kërcënimeve që i kanoset Kosovës nga individët që dyshohet se kanë frymëzuar dhe u janë bashkuar kauzës terroriste të Shtetit Islamik njofton presidenca.

Top Channel