Thaçi: Bisedime për zgjidhjen

02/10/2014 00:00

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pas
takimit me presidenten Jahjaga ka ftuar liderët e partive tjera që të
ulën dhe të bisedojnë në mënyrë që ta gjejnë një zgjidhje për të dalë
nga kriza institucionale që është futur Kosova.

Thaçi shtoi se komunikimi është parim bazë i demokracisë, prandaj duhet të ulen dhe ta gjejnë një zgjidhje kushtetuese, ligjore dhe duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai e ka quajtur tejkalim të kompetencave të deputetëve, hyrjen e koalicionit VLAN në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pa pasur seancë. Thaçi e ka quajtur të nxituar veprimin e koalicionit VLAN.

Top Channel