Çeku: Ngërçi politik dëmton FSK-në

02/10/2014 00:00

Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka
deklaruar se vonesa e formimit të institucioneve po shkon në dëm të
projektit të madh kombëtar, atij të transformimit të FSK-së në Forca të
Armatosura.

Çeku në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se këto vonesa që kanë ndodhur po shkojnë në dëm të këtij projekti kombëtar.

I pari i FSK-së, ka shtuar se pengesa kryesore për mos shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur sipas tij, ka qenë faktori ndërkombëtar, i cili u ka dhënë përparësi kërkesave të Serbisë, në mënyrë që mos të shqetësohet Serbia. Megjithëse, këtë pengesë e kanë tejkaluar dhe kanë bërë përgatitjet e nevojshme për transformim.

Çeku ka thënë se kushtëzimi i komunitetit Serb në Kuvendin e Kosovës dhe vullneti politik i pengoi proceset e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që Kosova të bëhet me Forca të Armatosura.

Sipas tij, janë edhe afër plotësimit të kushteve që Kosova të anëtarësohet në NATO. Ai shtoi se janë pesë kushte që duhet të plotësohen për çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Top Channel