Në kërkim të zgjidhjes së krizës

01/10/2014 00:00

Ka përfunduar edhe takimi i koalicionit LAN dhe Vetëvendose me
presidenten, Atifete Jahjaga, në të cilën është diskutuar për seancën e
të enjtes.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se zgjidhja e kësaj situate është vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe në mesin e deputetëve të zgjedhur.

Mustafa tha i kërkuan presidentes që edhe ajo të përfshihet edhe më shumë në këtë çështje. Ai tha se edhe në seancën e nesërme, rezultati dihet se si do të jetë. Mustafa theksoi se nuk ka plane konkrete për tejkalimin e kësaj situate, duke ritheksuar se vetëm në Kuvend.

Top Channel