Beqiri: Kryeparlamentari i takon Bllokut

01/10/2014 00:00

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri i ka reaguar deklaratave të Kryetarit të
Gjykatës Kushtetuese, i cili sot ka deklaruar se vetëm PDK’së si Grupi
më i madh parlamentar i takon e drejta për të propozuar Kryetarin e
Kuvendit

Mirëpo, Beqiri ka thënë se ky është interpretim politik i Hasanit, derisa i ka bërë thirrje PDK’së të lëshojë rrugë për Kryeparlamentarin e shumicës në Kuvend.

“Ky është interpretim politik i Enver Hasanit pasi ai po thotë se paska zgjidhje politike. Edhe un ë mendoj se ka zgjidhja politike por jo sipas Enver Hasanit dhe PDK’së”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

Pas kësaj, Beqiri ka thënë se PDK duhet të tërhiqet nga pozita e Kryeparlamentarit sepse nuk i kanë votat. Për këtë arsye, ai ka thënë se Blloku i ka numrat dhe duhet të ketë Kryeparlamentarin.

“Zgjidhja politike është që PDK të heqë dorë dhe le të shpenzon të gjitha mundësitë e veta për të kandiduar kandidatin, por jo në pafundësi, dhe pastaj kjo e drejtë duhet të kalojë te shumica parlamentare sepse nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shtuar ai.

Top Channel