Presidentja kërkon marrëveshje

30/09/2014 00:00

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po përgatit raundin e ri të bisedimeve me liderët e subjekteve politike, për të gjetur një zgjidhje që do ta nxjerrë vendin nga kriza.

Ndërkohë që në takimet e fundit, Jahjaga i ka dëgjuar liderët teksa i kanë prezantuar qëndrimet e tyre, në raundin e ri ajo do të kërkojë prej tyre, që konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës, të japin propozimet apo të bëjnë kompromiset për të gjetur një zgjidhje.

Burime të Top Channel kanë treguar se Presidentja nuk do të bëjë ndonjë propozim në këtë fazë, por do të kërkojë që vetë krerët e subjekteve të merren vesh dhe të gjejnë zgjidhjen bashkarisht.

Mësohet se Partia Demokratike e Kosovës është e para, që do të ofrojë kompromiset e saj për të synuar gjetjen e partnerëve për të formuar institucionet.

Ndërsa nga Blloku paszgjedhor nuk ka sinjale, nëse mund të ketë lëshime. Presidentja vijoi të martën paradite takimet me partitë parlamentare, ku ka takuar përfaqësuesit e minoriteteve.

Top Channel