“Kosova, jo strehë e radikalizmit”

30/09/2014 00:00

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, përmes një shkrimi në “The
Guardian”, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit, të cilat sipas tij, 
pretendojnë që Kosova po bëhet strehë e sigurt për radikalizëm islamik
dhe eksportuese i luftëtarëve të huaj në Irak e Siri.

Këto pretendime sipas kryeministrit Thaci, nuk janë aspak të verteta.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po bën veprime vendimtare për të ndaluar vajtjen e të rinjëve, të cilët shpesh vijnë nga komunitete të marxhinalizuara, në zonat e luftës në Irak dhe Siri. Ne kemi kaluar një projektligj që ndalon luftimin në luftërat e huaja. Në dy aksione të ndara policore kemi arrestuar 45 militantë të dyshuar si dhe imamë të cilët mbështesin, mbrojnë apo përkrahin ekstremistët.”  shkruan kryeministri Thaci.

Kosova si vend më shumicë muslimane, sipas Thacit refuzon dogma fetare të propozuara nga radikal të islamit politik, dhe nuk do të leojoj që kjo të rrezikoj rrugën drejt anëtarsimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Ne do të shkatërrojmë secilën celule  që beson, gabimisht, se mund të gjejnë mbulim/mbrojtje në Kosovë. Ashtu sikur ish Ushtria ime Clirimtare e Kosovës, refuzoi oferta nga xhihadistët vullnetarë për luftë në vitin 1999, tani ne refuzojmë të keqen e re e cila buron nga shteti slamik dhe grupe të afërta në Lindjen e Mesme.”

Sipas Kryeministrit Thaci, Kosova është një ndër kombet më pro-amerikane në botë. “Rrugës nga aeroporti I Prishtinës për në zyrën time në qendër të kryeqytetit, duhet të kaloni bulevardin Bill Clinton, Avenyne George Bush dhe rrugën Bobe Dole.” shkruan Thaci.

Kryeministri Hashim Thaci ka rikujtuar përkrahjen e Kosovës kundër ISIS.

“Presidenti Obama ka prezantuar strategjinë e luftës ndaj ISIS, dhe ne qëndrojmë plotësisht pas saj. Ne kemi burime të kufizuara ushtarake, por kemi bindje të madhe që SHBA dhe aleatët botëror përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhet të kenë sukses, për hirë të së ardhmes së fëmijëve tanë. SHBA dhe aleatët e saj mund të llogarisin në mbështetjen e Kosovës, në përballjen e këtij kërcënimi global. Ne do të luajmë rol aktiv në ndalimin e secilit individ të indoktrinuar dhe do të shkatërrojmë rrjetet e rekrutimit.” Shkruan kryeministri në The Guardian

Andaj, kur merret Kosova si referencë, të dy palët, politikanët dhe analistët, mund të jenë të sigurtë se shteti im është bërë një histori e suksesshme. Në orën tonë më të errëshmë, e keqja nuk ka mbizotëruar sepse njerëzit e mirë bënë dicka që ta ndalin. Lufta e tanishme e Amerikës kundër ISIS bënë thirrje për ndaljen e së keqës nga rrënjët. Populli i Kosovës qëndron fuqishëm prapa saj.” përfundon kryeministri Thaci.

Top Channel