Apeli le në burg të dyshuarit për terrorizëm

30/09/2014 00:00

Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar si të pabazuara ankesat e
avokatëve të 35 personave të dyshuar për vepra terroriste, që janë
arrestuar muajin e kaluar nga Policia e Kosovës.

Ata dyshohen për rekrutim për terrorizëm dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.Kolegji gjyqësor ka vendosur që këta të dyshuar të qëndrojnë në paraburgim deri më 12 nëntor të këtij viti.

Kolegji nga ana tjetër ka aprovuar ankesën e avokatit të një të dyshuari të rastit të arrestimeve për terrorizëm (S. Kaçikut). Gjykata e Apelit ka vendosur që atij t’i ndërpritet paraburgimi dhe t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak deri më 12 nëntor, thuhet në një komunikatë për media.

Top Channel