Jahjaga pret Thaçin dhe krerët e sigurisë

15/09/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi këtë të hënë një takim me kryeministrin Hashim Thaçi dhe drejtues të institucioneve të sigurisë e gjyqësorit.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet aktuale në vend pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Duke vlerësuar punën e këtyre institucioneve dhe mekanizmave të tyre, presidentja Jahjaga e cilësoi si të nevojshëm harmonizimin e mëtejshëm të institucioneve të mandatuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Sipas një njoftimi për shtyp, në këtë takim Jahjaga ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Serbinë dhe përshpejtimin e reformave që lidhen me përmbushjen e standardeve të përcaktuara për proceset integruese dhe liberalizimin e vizave.

Top Channel