Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Debatik Curri ishte ai që shpëtoi Tiranën në këtë javë të katërt të Kategoria Superiore, duke shënuar golin e avantazhit për kryeqytetasit në minutën e 94-t në ndeshjen ndaj Elbasanit, i cili u mbrojt mirë deri në atë minutë kur rezultati ishte i barabartë 1-1.
Në një stadium të boshatisur, pas dënimit të Tiranës, vendasit kalojnë të parët në avantazh me anë të Bushic që në minutën e 11. U duk sikur Elbasanit do të pësonte një tjetër humbje të thellë, si ajo e një jave më parë ndaj Teutës, por tashmë me një trajnerë të ri ata arritën të barazonin shifrat në fundin e pjesës së parë. Kaculi ishte autori i një goli të mrekullueshëm, pasi realizoi në mënyrë të përkryer një goditje dënimi në hyrje të zonës.
Pjesa e dytë nisi me një Tiranë më kërkuese, por Elbasani ishte i vendosur mirë në mbrojtje. Atëherë kur u mendua se Elbasani bërë surprizën e javës, ishte Debatik Curri i cili realizoi në portën e Kotorrit. Vetëm 2 minuta para fundit Elis Bakaj u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkohë, në Vlorë, Flamurtari nuk mundi të shënonte ndaj Vllaznisë. Ndeshja u mbyll në barazim 0-0.
Pas kësaj javë Tirana udhëheq e vetme në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Kukësi, Flamurtari dhe Partizani ndodhen në kuotën e 7 pikëve.
Me rrjeta të paprekura kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit Apollonia-Skënderbeu dhe Teuta-Laçi që u luajtën në mbrëmje.
Top Channel