Lookman bën mbrapaktheu! Telenovela e lojtarit të Atalantës, dështojnë negociatat me Interin kthehet në Bergamo
Deri tani nuk ka pasur asnjë skuadër që t’i bëjë ballë për 40 minuta Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Botërorin e basketbollit që po zhvillohet në Spanjë. As për 30 minuta.
Kur ka mbetur për t’u luajtur vetëm finalja e madhe e Madridit, duket se as Serbia apo Franca (do të luajnë sot gjysmëfinalen mes tyre) nuk do të jenë të afta për të mposhtur lojtarët e NBA-së.
Të mbetet ndjesia se amerikanët e mundin kundërshtarin atëherë kur duan. Kaq e thjeshtë. Ndeshjet vendosen në ato pak minuta ku Amerika përqendrohet dhe shfaq në parket më të mirën: mbrojtjen agresive, vjedhjet e topit dhe shpejtësinë në sulm. Zakonisht këto minuta vijnë menjëherë pas pushimit të ndeshjes (perioda e tretë).
Në këtë periudhë kundërshtarët nisin të ndjejnë lodhjen e ndjekjes pikë për pikë në dy periodat e para dhe dorëzohen pa kushte.
E njëjta gjë ndodhi me Lituaninë, ekip që u mund me rezultatin 96-68 në një ndeshje ku pikëshënuesi më i mirë ishte Kyrie Irving me 18 pikë.
Top Channel