Autoritetet serbe dorezojne mbetjet mortore

12/09/2014 00:00

Personeli i EULEX-it që punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës pranoi sot në Merdarë nga autoritetet serbe mbetjet mortore të 24 personave të zhvarrosur gjatë gërmimeve të fundit në Rashkë.

Po ashtu, u pranuan edhe materialet dëshmuese shtesë dhe dokumentacione të tjera. Mbetjet mortore do të transportohen në selinë e DML-së në Prishtinë, ku do të bëhet identifikimi i tyre.

Përveç punës së identifikimit, një numër i pjesëve të shkëputura duhet të ribashkohen me disa prej mbetjeve mortore. Sapo të përfundojë kjo punë, mbetjet do t’u dorëzohen familjeve me ndihmën e Komisionit të Kosovës për Persona të Zhdukur.

Ky ishte riatdhesimi i dytë i lehtësuar nga EULEX-i. Deri tani, në Kosovë janë riatdhesuar 40 persona të gjetur në varrezën masive në Rudnicë.

Ndërsa DML ka kryer 456 operacione në terren, gjatë të cilave familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të 413 personave. 315 prej tyre kanë qenë në listën e personave të zhdukur.

Top Channel