Veseli i PDK-se kunder koalicionit

11/09/2014 00:00

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vendosur që të reagojë personalisht ndaj marrëveshjes së arritur të mërkurën, mes koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëvendësi i Hashim Thaçit në PDK e ka përshëndetur në parim marrëveshjen e re të koalicionit, siç e ka quajtur ai VLAN, pasi sipas tij, marrëveshja e 4 subjekteve dëshmon se në vend është duke u qartësuar formimi i një grupimi të vetëm politik, i cili do të ishte në gjendje t’i konkurrojë partisë më të madhe në vend, siç është PDK.

Por, sipas Veselit, grupimi i ri politik VLAN, me veprimin e tyre politik, që ai e quan të papërgjegjshëm, është duke sfiduar jo vetëm kushtetutshmërinë dhe Kushtetutën, por sipas Veselit, është duke përhapur frikë, jostabilitet e anarki te qytetarët e Republikës dhe në raport me vendet fqinje; rajonale e më gjerë.

Top Channel