Shtyhet seanca konstituive

11/09/2014 00:00

Seanca konstituive e Kuvendit te Kosoves, e parashikuar per te premten, u shty per me date 18 shtator me kerkese te Listes Serbe, e cila ka nevoje per konsulta me Beogradin, pas marreveshjes se re te arritur mes koalicionit LAN dhe Vetevendosjes.

Me kete motiv e kane dorezuar kerkesen ne kryesi deputetet e Listes dhe pas nje takimi konsultativ qe e ftoi kryesuesja Flora Brovina te enjten pasdite, ajo u pranua. Por ne takimin e Brovines, ku u vendos koha e re e mbajtjes se seances, serish munguan perfaqesuesit e koalicionit paszgjedhor.

“Duke marre ne konsiderate te gjitha verejtjet qe pati Lista Serbe, e cila ka nevoje per nje konsulte mes anetareve te vete, pra per nje konsulte politike, njezeri ky forum votoi qe seanca e neserme, sado qe eshte pergatitur plotesisht, te shtyhet per te enjten e javes se ardhshme”, deklaroi Brovina.

Kreu i Listes Serbe, Aleksander Jabllanovic ka mohuar se kerkesa e tyre ka ardhur me dirigjim te Beogradit zyrtar, por ka thene se situata e re politike i ka shtyre te kerkojne kohe shtese.

“Nenshkrimi i marreveshjes se LAN-it me Vetevendosjen, duke e ditur se Vetevendosje eshte nje subjekt politik i cili qartazi kerkon rishikimin e marreveshjes se Brukselit dhe kerkon pjesemarrje aktive ne dialog, e ben te domosdoshme per ne qe te konsultohemi me qeverine e Republikes se Serbise dhe me subjektet e tjera te rendesishme te Kosoves dhe Metohise rreth hapave tane te metejshem”, tha Jabllanovic.

Kunder shtyrjes se seances konstituive ishin partite politike te koalicionit LAN dhe Vetevendosje. Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ka thene se nuk ka nevoje per kurrfare shtyrjeje.

“Ne mendojme se eshte e panevojshme shtyrja e seances. Nuk ka kuptim veprimi apo vendimi per ta shtyre ne kohe. Pra, me pak se 24 ore nga fillimi. Seanca duhet te mbahet, cdo paqartesi qe ka mund te zgjidhet ne seance. Mendojme se shtyrja nuk eshte e nevojshme ne keto kushte”, tha Haradinaj.

Te enjten ne hapesirat e Kuvendit gjate gjithe dites jane zhvilluar takime te ndryshme mes blloqeve politike dhe deputeteve minoritare. Ndersa deputetet e PDK-se mbanin mbledhje ne zyrat e tyre ne Kuvend, ne te njejten kohe takim te ngjashem mbanin edhe deputetet e bllokut paszgjedhor.

Top Channel