Kosova e kercenuar nga terrorizmi

11/09/2014 00:00

Kosova po kercenohet nga individe, grupe ose organizata kundershtare per realizimin e qellimeve separatiste apo politike. Keshtu tha Prokurori Special ne Prishtine, Blerim Isufaj, ne seminarin mbi luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit, organizuar nga OSBE ne Prishtine.

Isufaj vlereson se kjo po ndodh qe pas shpalljes se pavaresise dhe sipas tij, keto grupe terroriste jane te predispozuara te ushtrojne dhune, kercenime por kane edhe tendenca te ndryshme. Ndaj, tha Isufaj, luftimi i ketyre dukurive eshte i domosdoshem dhe nuk mund te jete i suksesshem pa sinkronizimin e gjithe mekanizmave shteterore dhe pa bashkepunim te mirefillte nderkombetar.

“Pas shpalljes se pavaresise, Kosova po kercenohet nga individe, grupe ose organizata kundershtare per realizimin e qellimeve separatiste apo politike. Institucionet e Kosoves duhet te ndermarrin gjitha masat e nevojshme per mbrojtjen e te gjitha komuniteteve nga ndikimet e tyre. Pozita strategjike e Kosoves, perveç se krijon mundesine per ta bere vendin tone tranzit per aktivitete ilegale dhe trafiqe te ndryshme, po ashtu paraqet rrezik edhe per shperndarjen e sindromit te terrorizmit, veçanerisht atij me baze fondamentalizmin fetar”, deklaroi Isufaj.

Ndersa sa i perket krimit te organizuar, Isufaj theksoi se ka potencial shume te madh ekonomik sa qe korrupsioni mund te depertoje edhe ne hierarkine e shtetit. Ahmet Nuredini, drejtor i Drejtorise per Inteligjence dhe Analiza nga Policia e Kosoves, keto sfida i vleresoi si prioritet jo vetem per Policine e Kosoves, por edhe per institucionet e tjera te sigurise.

“Republika e Kosoves aktualisht ballafaqohet me shume sfida dhe disa nga keto sfida jane lufta kunder krimit te organizuar, kunder korrupsionit, por edhe lufta kunder terrorizmit. Keto sfida nuk jane prioritet vetem per Policine e Kosoves, jane prioritet edhe per institucionet e tjera te sigurise, jane prioritet edhe per qeverine per arsye se rreziku nga krimi i organizuar dhe terrorizmi paraqet rrezik per sigurine kombetare”, tha Nuredini.

Ndersa, Dusko Zavisic, drejtor i Departamentit per Siguri dhe Rend Publik prane misionit te OSBE-se ne Kosove, vleresoi se Kosova ka plane te mira sa i perket luftimit te ketyre dukurive.

“Kosova ka strategji mjaft te mira e mjaft te elaboruara te cilat jane miratuar para ca vitesh e qe mbulojne fushen e luftimit te krimit te organizuar dhe te terrorizmit ne kategori te veçanta. Ka edhe plane te mira te veprimit per zbatimin e ketyre strategjive dhe ne jemi ne zbatim e siper te tyre. Me kenaqesi mund te them se zbatimi eshte duke shkuar mjaft mire. Koleget mund te me korrigjojne, por mendoj se 80 deri ne 90 per qind te planeve veçse jane realizuar”, tha Zavisic.

Top Channel