Ryan Reynolds “çmend” londinezet

09/09/2014 00:00

Ashtu si vera e mirë, Ryan Reynolds përmirësohet me kalimin e viteve. Aktori hollivudian shpeshtoi të rrahurat e zemrës së femrave londineze ditën e hënë, kur po xhironte skenat e filmit ‘Criminal’.

Me mjekër dhe me një xhaketë të zezë motorristi, 37-vjeçari vijoi ditën e dytë të xhirimeve në kryeqytetin anglez.

Filmi ‘Criminal’ tregon historinë e një vrasësi që për të ndaluar një konspiracion të rrezikshëm pranon të marrë aftësitë dhe kujtimet e një punonjësi të vdekur të CIA-s nëpërmjet vendosjes së një çipi në trurin e tij.

Në kastin e këtij filmi do të jenë edhe aktorët Tommy Lee Jones, Kevin Costner dhe Gary Oldman. Ende nuk ka një datë zyrtare për shfaqjen e filmit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel