Reagimi i mediave botërore

08/09/2014 00:00

Fitorja e Shqipërisë përballë Portugalisë mbrëmjen e djeshme ka qenë surpriza e ndeshjeve të para eliminatore të Eruopianit. Suksesi historik i kuqezinjëve tanë ka qenë i tillë mesa duket edhe për portugezët, pasi janë mediat botërore sportive dhe jo vetëm që këtë humbje të ekipit të Bentos e kanë konsideruar si humbjen më të turpshme të historisë.

Kështu e ka quajtur e përditshmja më e madhe portugeze ‘A Bola’ këtë humbje në Aveiro. Duke e komentuar më pas titullin se për herë të parë Portugalia mundet në shtëpi nga një kundërshtar kaq i dobët sa Shqipëria.

Me tone edhe më të ashpra është shprehur gazeta ‘Publiko’ e cila është shprehur se eliminatoret e Europianit 2016 nisën edhe më keq seç përfundoi Botërori i Brazilit.

Edhe mediat spanjolle nuk e kanë kaluar pa vëmendjen e duhur këtë humbje. E përditshmja katalanase “Sport” e ka quajtur qesharake këtë humbje të Portugalisë përballë Shqipërisë. Dhe në të vërtetë fjala turpërim është më e përdorura e të gjitha titujve të mediave kryesore në të gjithë botën, të cilat theksojnë goditjen e rëndë që i ka dhënë përfaqësuesja jonë Portugalisë, e cila vjen nga një dështim po kaq i rëndë i Botërorit dhe besonte të fillonte këto eliminatore si pretendente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA