Panairi i librit për fëmijë në Prishtinë

08/09/2014 00:00

Nxënësja Artina Dobraj u shpërblye me çmimin “Libri më i mirë” me librin e saj “Bleta e vogël punëtore”, në Panairin e Librit për Fëmijë, 2014.

Dhjetëra fëmijë të cilët vizituan panairin morën pjesë në këndin e shkrim-leximit, ku krijuan librat e tyre, lexuan dhe mësuan për rëndësinë e leximit.

Panairi u organizua për nder të ditës ndërkombëtare të shkrim-leximit, nga Programi për Arsim Themelor I USAID.

Plot 12 nxënës u shpërblyen për kategoritë “Libri i thjeshtë”, “Libri i thjeshtë me qepje”, “Libri me kore të trashë”, “Libri me formuese” dhe “Libri special”.

Duke e konsideruar si ngjarje të rëndësishme edukativo-arsimore, panairi u përkrah edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Panairi i librit për fëmijë, organizuar për të tretin vit me radhë, zgjat vetëm një ditë dhe mundëson që botuesit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia të ekspozojnë librat e tyre për fëmijë.

Top Channel