Konkursi prestigjioz i fotografisë britanike

08/09/2014 00:00

Fotografia e tij është e veçantë, jo gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, por që mbart gjithmonë vlera të rralla artistike.

Blerim Racaj, fotografi nga Kosova, që prej afro dy dekadash jeton në Londër, është pretendent për çmimin prestigjioz “Tom Wessing”, çmimi më i rëndësishëm në Britani.

“Indecisive moment”, e cila konkurron me tri krijime të tjera fotografësh që jetojnë në Angli, është pasqyruar gjerësisht edhe në media me famë botërore, si BBC apo The Guardian.

Blerimit i janë dashur plot dy orë, që të kompozojë foton, ku katër të rinj nga Prishtina janë ulur në shkallët e Bibliotekës Kombëtare duke pirë birrë dhe ujë, çka tregon nivelin e lartë të papunësisë në vend.

Lidhja me Kosovën është shfaqur vazhdimisht në punën e tij. Cikli “Kosovarët” është një tjetër projekt i nisur në vitin 2006, dhe për të cilin Blerimi është ende në punë e sipër. Ai përpiqet që realitetin e vendit ku lindi e u rrit, ta përcjellë gjithmonë përmes këndvështrimit të tij aq të veçantë dhe unik.

Top Channel