Ishte planifikuar në qershor, anulohet koncerti i Kanye West në Poloni Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka mbyllur edicionin e tij të katërt në qytetin e Pogradecit, ku si çdo vit juria ka dhënë vlerësimet e saj për më të mirët.
Pasi kanë ndjekur përgjatë një jave 74 filma dhe dokumentare, anëtarët e jurisë kanë zgjedhur krijimet më të arritura në zhanre të ndryshme.
Mbrëmjen e së djelës, teksa janë hapur dyert e kinemasë së qytetit të Pogradecit, dhjetëra pjesëmarrës i janë bashkuar ceremonisë.
Pas një gare artistike, ku janë shkëmbyer edhe vlerat e krijuesve ballkanas, filmi më i mirë i festivalit është shpallur “Skandali”, me regji të Elton Baxhakut dhe Eriona Camit.
Kupën si regjisori më i mirë e ka marë rregjisori bullgar Iliyan Iliev, filmi shqiptar “Darka” është vlerësuar nga juria si filmi kombëtar më i mirë, ndërsa për filmin eksperimental është zgjedhur Serbia me filmin “Goran”.
Në zhanrin e dokumentarit juria ka përzgjedhur si më të mirin atë maqedonas të titulluar “Në ndjekje të fatit”. Juria ka vlerësuar me çmimin e Studentit më të Mirë të rinjtë serbë me filmin “Më në fund u takuam”, ndërsa si filmi më i mirë i shkurtër është përzgjeddhur “Shoots” nga Kroacia.
Rikthimi i aktorit shqiptar Nikolla Llambro, i cili ka qenë protagonist i filmit grek “Maria”, është vlerësuar nga juria me çmimin e aktorit më të mirë.
Ndërsa njëri prej organizatorëve, Fatos Baxhaku ka vlerësuar me çmimin special filmat “Nuk jam i famshëm sepse jam vllah” dhe “Maria”.
Çmimet u janë dorëzuar fituesve nga anëtarët e jurisë, të ftuar, mbështetës të këtij festivali, ndërsa disa prej tyre kanë ndarë emocionet për këtë festival, i cili vit pas viti po konsolidohet duke i dhënë krijuesve të rinj mundësi më të mëdha.
Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka ulur siparin për t’u rikthyer vitin tjetër në edicionin e tij të pestë.
Top Channel