FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Pushimet mesdhetare të Rihannas mund të konsiderohen nga ato të paharrueshmet, teksa ka kaluar momente të ndryshme gëzimi, nga plazhet, duhanpirja e pijet alkoolike, e deri te party-t e shumta netëve me shoqërinë e saj.
Por, këngëtarja 26-vjeçare i shtoi një tjetër moment pikant udhëtimit të saj të fundit, teksa gjendej në një super-jaht në plazhet e Ponzas në Itali.
Rihanna shfaqej tepër e rehatuar me një femër, teksa shijonin rrezet e diellit mbi mjetin luksoz, por ajo që binte më shumë në sy ishte se këngëtarja shoqërohej me një femër topless, e cila i kishte krahët të mbushura me tatuazhe lulesh shumëngjyrëshe.
Shpesh herë i afroheshin njëra-tjetrës aq shumë, teksa chatonin dhe përdornin telefonat e tyre, gjë që shkonte në të njëjtën linjë perfeksioni me linjat e mrekullueshme trupore të Rihannas me bikini, e cila i kishte kapur flokët në formë topuzi mbi kokë.
Top Channel