Dyshohet për vrasjen e një 14-vjeçarje, arrestohet këngëtari i njohur amerikan
Mbrëmjen e së martës, ajo u zgjodh si “Femra e Vitit” duke marrë pikërisht këtë çmim në ceremoninë e “GQ Men of the Year”, në Londër, ku u shfaq me një fustan tepër të ngushtë pas formave të trupit, i përbërë nga një bust i zi dhe një fustanellë e tejdukshme.
Por, të mërkurën, Kim Kardashian përparoi edhe më tepër, pasi fotoja e saj nudo për britaniken “GQ” u publikua online.
Zonja Kardashian West kishte zgjedhur një palë paruke bjonde për setin e saj nudo, edhe pse fotoja e kopertinës së kësaj reviste, e cila u nxor në instagram nga e ëma-menaxhere Kris Jenner, ishte disi më e zbutur, teksa shfaqte një Kim të nxehtë e “të pakënaqur”, vetëm me shpatullat e saj në dukje.
Kim postoi më pas një foto tërësisht nudo, që ekspozonte fundshpinën e saj e cila mbulohej vetëm nga takat që kishte veshur. Dhe… këtë foto të publikuar për miliona ndjekësit e saj në instagram e titulloi thjesht “GQ”.
Top Channel