Rihanna vijon pushimet në jug të Francës
04/09/2014 00:00
Disa ditë më parë Rihanna u fotografua duke shëtitur me jaht në bregdetin e mrekullueshëm të Mesdheut. 26-vjeçarja që tashmë po pushon në jug të Francës me mikeshat e saj u fotografua duke shijuar drekën në një restorant në Antibes.
Këngëtarja e hitit “Monster” nuk mund të dilte nga stili edhe gjatë pushimeve ku aksesorët e përhershëm të saj janë varëset e shumta, vathët dhe unazat. Rihanna postoi edhe në Instagram foto dhe video që e tregonin të relaksuar.
Pas këtyre pushimeve përgjatë bregdetit të Mesdheut, ylli i muzikës pritet t’i rikthehet projekteve, turit “Monster” së bashku me Eminem.
Top Channel