Franca mposht me një gol Spanjën
04/09/2014 00:00
Mbrëmjes e së enjtes u luajt edhe një tjetër miqësore e madh, ajo mes Francës dhe Spanjës. ‘Gjelat’ e Didier Deschamps arritën një fitore minimale ndaj një Spanje në tranzicion.
I ardhur nga stoli, Loic Remy u bë protagonisti kryesor i këtij takimi, pasi ishte autor i golit vetëm të shënuar në minutën e 73 të takimit.
Del Bosques, i cili zhgënjeu me ekipin e tij në Kampionatin Botëror, po kërkon të krijoi një grup të ri pas largimeve të lojtarëve me përvojë si Xavi Hernandez dhe Alonso.
Ndërkohë, Deschamps është duke konsoliduar grupin e lojtarëve me të cilët u paraqit në botëror, duke i përgatitur për një paraqitje sa më të mirë në Europianin, i cili do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.
Top Channel