FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Mario Balotelli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave angleze.
Këtë hërë, sulmuesi i ri i Liverpoolit ka dalë në faqet e para të gazetave britanike për shtëpinë e re, ku ai do të jetojë në Liverpool, e cila ka kushtuar 4.75 mln paund, ose 6 milionë euro.
Bëhet fjalë për një supervilë, e cila ka 5 dhoma, 10 banjo, një pishinë të brendshme, një fushë futbolli dhe një vend, ku mund të zbresë një helikopter.
Sipas mediave, SuperMario do të përdorë helikopterin për të shkuar në stadiumin e Liverpoolit, “Anfield Road”, i cili ndodhet 45 km larg shtëpisë së tij. Shtëpia është e vendosur në
fshatin Helsby, larg zhurmave dhe tundimit të qytetit, rreth 35 minuta larg qendrës sportive të Melwoodit, ku stërvitet skuadra e Liverpoolit.
Supermario ka vendosur të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për të patur të gjithë komoditetet dhe luksin e mundshëm. Një ambient ku mund të kalojë pa shumë vështirësi edhe largësinë nga familja dhe miqtë e tij më të ngushtë, që ndodhen në Itali.
Top Channel