FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Për herë të parë, fëmijët shqiptarë dhe ata të diasporës në SHBA kanë një festival të tyre për këngën.
“Zërat e Rinj” në Amerikë vjen për të dytin viti radhazi me krijime të reja muzikore dhe këngë që mbi të gjitha i bëjnë fëmijët të flasin shqip.
“Zërat e Rinj” është një aktivitet artistik i krijuar nga një çift bashkëshortësh të emigruar përpara 14 viteve në Amerikë, Pranvera dhe Lorent Cobo. Nismë e cila u ndërmor në mungesë të aktiviteteve të tilla për fëmijët e shqiptarëve atje. Dhe gjithë iniciativa u krijua si një nevojë për të trashëguar tek fëmijët gjuhën amtare, historinë, traditat dhe kulturën e vendit të origjinës.
Përpos këngëve të reja që prezantohen në këtë festival, në eveniment performohen edhe këngë edhe valle të traditës. Kjo me motivin e vetëm që fëmijët të njihen dhe të kultivohen me këto vlera të origjinës së tyre.
Rreth 40 fëmijë nga 6 shtete të ndryshme kanë marrë pjesë për çdo vit në festivalin e krijimtarisë së këngës për fëmijë “Zërat e Rinj”. Këngët janë kompozime të artistëve shqiptarë që jetojnë në Amerikë, por janë përfshirë në këtë bashkëpunim edhe kompozitorë shqiptarë.
Top Channel